Ambasadori amerikan në Serbi: As Beogradi dhe as Prishtina s’do të marrin krejt çka duan nga Brukseli

Mos i humb

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka paralajmëruar Prishtinën dhe Beogradin se nuk do të fitojnë krejt çfarë duan në dialogun e Brukselit, porse është e rëndësishme që të dy palët të arrijnë te kompromisin.

“Për këtë arsye është aq e rëndësishme që ky dialog që udhëhiqet nga BE. Mendoj se dialogu duhet të hyjë në fazë më intensive sepse shpresoj se kompromisi, do të arrihet, madje, në këtë vit”, ka thënë Scott për televizionin publik serb.

Ai ka shtuar se deklarata e mëhershme se SHBA-ja dëshiron t’i inkurajojë Serbinë e Kosovën ta arrijnë kompromisin, është pjesë e politikës së tashme të jashtme të SHBA-së.

Scott ka përfunduar se fjala kompromis është e shëmtuar, porse kompromisi është shtyllë e politikës ndërkombëtare.

Kujtojmë se javën e kaluar u zhvillua takimi i fundit mes dy presidentëve Thaçi e Vuçiç por që nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete, ndërsa takimi radhës pritet të ndodh së shpejti por ende nuk ka një datë të caktuar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit