Vjedhja në Bruksel: valë ironie mbi qeverinë “Haradinaj”

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Vjedhja që bëri një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në një dyqan në Bruksel gjatë javës, emri i së cilës në fillim u mbajt i fshehtë, por më pas u publikua, ku u bë e ditur se bëhet fjalë për Igballe Cakaj, udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në MASHT, ka shkaktuar jo pak ironizime me qeverinë “Haradinaj” nga opozitarë e shoqëria civile.

Vlera e sendeve të vjedhura nga ajo në vlerë 40 euro ka bërë që të krahasohet me 53 milionë eurot që qeveria e Kosovës, do ta kompensojë kompaninë “Bechtel Enka”, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”, deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe rritjen e pagave për qeveritarët, por jo vetëm.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili vjedhjen nga zyrtarja e lidhë me (mos) liberalizimin e vizave.

More, këta kanë shkue në Bruksel me i bindë që në Kosovë s’po vjedhin ma, që me i liberalizue vizat, e çka vidhet jashtë Kosove, s’njehet”,, shkruan Ismaili në Facebook.

Adnan Rrustemi, zyrtar nga Vetëvendosje poashtu ka ironizuar me qeverinë duke thënë se ajo distancohet veç për vjedhje të mëdha.

Distancohet qeveria: Ne nuk vjedhim në shuma të tilla të vogla. Çfarëdo vjedhje nën 100 mijë euro, nuk na përfaqëson dhe nuk është vjedhje në emër të qeverisë së Kosovës!”, shkruan ai në Facebook.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli çuditet si opinioni reagon më shumë për rastin e zyrtares se siç thotë për vjedhjet e Ramushit.

Cila vjedhje është më rëndë? .Kjo vjedhje prej 40 euro as që krahasohet me vjedhjen e qindra zyrtarëve nga kryeministri deri te zyrtarët më të ulët, të cilët në mënyrë retroaktive e jashtëligjshëm ia vodhën buxhetit për secilin zyrtar nga 7000 deri 15.000 euro. Por reagimi opinionit për 40 euro po duket shumë më madh se milionat e zhvatur të Ramushit”, shkruan ai në Facebook.

Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP) rastin në fjalë e ka lidhur me rritjen e pagave nga qeveria ku jo pak ka ironizuar me kryeministrin Haradinaj.

Pritne naj vendim të ri të qeverisë për rritje rrogash. Tash me arsyetimin se rrogat e vogla e po vjedhin qeveritarët nëpër qendra tregrare”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka konfirmuar për mediat kosovare se ndaj Igballe Cakaj është marrë masa e supsendimit deri në një vendim tjetër.

“Masa e menjëhershme që është marrë ka qenë suspendimi. Presim informata shtesë dhe tutje sipas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do të marrë vendim përfundimtar”, ka thënë Bytyqi. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit