
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot do të takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Kjo është bërë e ditur nga zyra për komunikim me publikun e LDK-së.
Përmes një njoftimi për medie, LDK ka bërë të ditur se ky takim do të fillojë në ora 11:00 në selinë e këtij subjekti politik, mirëpo nuk janë dhënë detaje shtesë rreth këtij takimi.
Bëhet e ditur se mediet janë të lejuara të marrin vetëm pamje, ndërkaq pas takimit do të publikohet komunikatë përmes së cilës LDK-ja do të bëjë të ditur se çka është biseduar në këtë takim.
Theksojmë se ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së.
Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.


