Ambasadori holandez optimist për çështjen e integrimit në BE

Mos i humb

Ambasadori i holandez, Reinout Vos në një deklaratë nga Korça komentoi dy samitet që u zhvilluan në Tiranë pak ditë më parë, ai i Ukrainës dhe ai i BE-Ballkanit Perëndimor. Duke u ndalur te shanset e Shqipërisë për t’u integruar në BE, ambasador u shpreh optimist për grupin e ri të kapitullit.

Pyetje nga gazetarët

Para dy ditësh në Tiranë u zhvillua samiti i Ballkanit perëndimor me BE,a ka shanse Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt themelorë në mbledhjen e këshillit ne 21 mars?
Negociatat kanë nisur tashmë por besoj për grupin e ri të kapitullit ky është vendim që do merret nga këshilli por besoj se do jepet.
Ky është një proces që është në vazhdim nuk ka arsye të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do merret.

Prej 5 muajsh opozita po bllokon punimet e parlamentit, a keni një mesazh për palët politike? A duhet t’i kthehet parlamenti diskutimeve normale?
Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qënë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike që t’i rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracisë.

Si i komentoi kërkesat e opozitës drejtuar përfaqësive të huaja?
Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në të gjitha procedurat normale të jetës parlamentare dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike në Shqipëri. Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurave parlamentare ku një ndër to është edhe reforma elektorale. Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversiteti dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohet demokracia në institucionet tona kjo varet vetë ne nga institucionet shqiptare për ti riorganizuar këto elementë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit