Gjithashtu shtoi se duhet një angazhim maksimal nga të dyja palët për të përballuar sfidat si edhe për të arritur dakordësinë e dialogut.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Europë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”, tha Hovenier në një panel diskutimi në samitin “The Western Balkans 2024”.