Ambasadorja e BE-së i dorëzon Begajt raportin e progresit për Shqipërinë

Mos i humb

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann i dorëzoi sot presidenti shqiptar, Bajram Begaj, raportin e progresit për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti vlerëson mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit.

Begaj tha se progres raporti do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Postimi i plot i Bajram Begajt

Prita sot Ambasadoren e 🇪🇺 Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann dhe u njoha me raportin e progresit për Shqipërinë.
Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit, konfirmova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet një prioritet strategjik i 🇦🇱 dhe objektiv i pandryshueshëm.
Ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.
Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit