
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur në takim dy ambasadorët e dy vendeve mike të Kosovës, atë të Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe zv.ambasadoren e Francës në Kosovë Cecile Sangare.
Takimi mes këtyre dy ambsadorëve kishte për qëllimi njohjen e më të rejave në komunë si dhe lidhjen për një bashkëpunim më të thellë ne mese këtyre vendeve.
Takimi i zv-ambasadorës së Francës Sangare, me kryetarin Xhaferi si dhe me disa nxënës të shkollës SHMU2, kishte për qëllim prezantimin e një ekspozite me piktura për katedralën Notre Dame, si llojë solidarizimi me popullin francez.
“From Vushtrri to Paris with Një bravo
e madhe për nxënësit e mësuesit e SHMU2 në Vushtrri për realizimin e ekspozitës me piktura për Notre Dame dhe për rëndësinë e trashigimisë kulturore në botë, duke përfshirë Kosovën. Bashkë me zv. Ambasadoren e Francës në Kosovë në mesin e nxënësve të SHMU2 sot”, ka shkruajtur ndër të tjera Xhaferi.

Me tutje, ambasadori Minxhosi teksa qëndroi në takim tek kryetari Tahiri, nga afër u njoftua për mundësitë e bashkëpunimit në mes Komunës së Vushtrrisë dhe dhe qyteteve të Shqipërisë.
Sipas, kryetarit Tahiri, qyteti i Vushtrrisë ka mundësi të mira bashkëpunimi me qytetet e Shqipërisë në fushat si ajo e zhvillimit ekonomik, bujqësisë, industrisë së drurit etj…,
“Sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, me të cilin kam biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të qyteteve të Shqipërisë me Komunën e Vushtrrisë.
Me Ambasadorin Minxhozi, kemi biseduar po ashtu për mundësinë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së projekteve të përbashkëta në mes të vendeve tona, si në fushën e ekonomisë e me theks të veçantë në bujqësi dhe në industrinë e drurit duke krijuar lehtësi për kompanitë nga Vushtrria për qasje më të lehtë në tregun e Republikës së Shqipërisë.
E kam njoftuar ambasadorin edhe për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, kryetari Tahiri para dy jave ka qenë në vizit punë në shtetin e Francës, ku nga atje se shpejti pritet të hyhet ne një bashkëpunim të ngusht për një projekt tejet të madh në Komunën e Vushtrrisë. /Kosova Post/



