Këshilltari i Veselit ka një porosi për ministrin Gent Cakaj!

Mos i humb

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, Blerim Latifi, ka reaguar  përmes një postimi në  Facebook, pas raportimeve në media se ministri i  Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vendosur të dërgojë diplomatë kosovarë dhe të Shqipërisë, tek të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Për më tepër Latifi ka një këshillë për ministrin Cakaj: ‘Mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre.

Shkrimi i plotë:

“Një këshillë për Gentin

Ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vendosur që në çdo vend që nuk e njeh Kosovën, të dërgoj diplomatë kosovarë si diplomatë të Shqipërisë, po thonë mediat.

Një këshillë për Gentin : mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre.

Shtetet moderne bëhen me njerëz që mbështetën në meritokraci profesionale, e jo me njerëz që të vetmet merita i kanë ose lidhjet e gjakut me ata që janë në pushtet, ose marrjen e shpërblimit për ndonjë votë të vjedhur diku, gjatë zgjedhjeve.

Meritokracia profesionale mund të sjell rezultate pozitive.

Ndërkaq, meritokracia farefisnore e ka të sigurt vetëm një rezultat : turpnimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë.

Filozofia mund të durojë shumë gjëra, veç injorancën dhe budallakun asnjëherë

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit