Ambasadorja suedeze takim me Ramën: U diskutua për dorëzimin e aplikimit mbi anëtarësimin në NATO

Mos i humb

Ambasada e Suedisë në Tiranë, ka bërë me dije se ambasadorja ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ambasada ka sqaruar se temë e takimit ka qenë vendimi i Suedisë për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në NATO.

“Ky është një moment historik. Ambasadorja zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama duke e informuar për vendimin e Suedisë për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!”, shkruan ambasada.

Kujtojmë se pak orë më parë, kryeministrja suedeze në një konferencë për shtyp bashkë me kryetarin e partisë më të madhe opozitare “Moderatët e qendrës së djathtë”, ka bërë të ditur vendimin për të aplikuar, vendim që erdhi vetëm pak ditë pas Finlandës.

Kryeministrja suedeze ka sqaruar se edhe në rastin e anëtarësimit, Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit