Ministrat e KE’së mblidhen më 20 maj në Torino, nga Strasburgu tregojnë a është në agjendë aplikimi i Kosovës

Mos i humb

Më 20 maj në Torino të Italisë në kuadër udhëheqjes italiane të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave ku do të diskutohet rreth kundërpërgjigjes ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Ndërkohë nga Bundestagu gjerman janë shtuar thirrjet drejt Italisë, që në agjendën e këtij takimi ta përfshijnë edhe çështjen e aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Strasburgu kanë konfirmuar se deri tani s’ka ndonjë zhvillim sa i përket agjendës së caktuar për takimin e 20 majit në Torino.

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Estelle Steiner, në pergjigjen për Gazetën Express ka thënë se ende s’është caktuar një datë për diskutim lidhur me aplikimim e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Nuk ka asnjë zhvillim lidhur me agjendën e sesionit të ministrave në Torino. Ende s’ka datë të caktuar për të diskutuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë Steiner për Express

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, që kur Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës është duke lobuar fuqishëm që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Abraham ka kërkuar përkrahje dhe angazhim aktiv të Qeverisë gjermane për të ndihmuar Kosovën për anëtarësim, derisa ka bërë thirrje që edhe Italia ta vendos në rend dite të diskutimit në takimin e 20 majit të Komitetit të Ministrave në Strasburg.

Derisa nga Parisi s’kanë treguar përkrahje për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Ambasadori i Francës në Beograd e ka cilësuar si veprim të njëanshëm të Kosovës dhe ka thënë se Franca nuk përkrah veprimet e njëanshme. Diplomati francez ka thënë se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi.

Takimi i 20 majit i Komitetit të Ministrave do të jetë i fundit nën drejtimin e Italisë, më pas udhëheqja e këtij organi të KiE-s do t’i kalojë Irlandës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit