Analistët amerikanë dokumentojnë lidhjen mes PKK dhe PYD

Mos i humb

Në një artikull të shkruar nga analistët amerikanë për Lindjen e Mesme, Andrew Self dhe Jared Ferris, është dokumentuar lidhja mes organizatës terroriste PKK dhe PYD nëpërmjet të dhënave nga terroristët të cilët vdiqën në konflikt. Analistët amerikanë në artikullin e tyre, duke vënë në dukje se “të dhënat e të vdekurve në konflikt tregojnë për ekzistencën e një niveli të lartë të koordinimit ushtarak midis elementeve të armatosura të HPG, PJAK dhe YPG, të cilat nuk mund të arrihen pa unitet të komandës”, kanë theksuar se “PJAK dhe PYD nuk janë vetëm një element i lidhur ose një organizatë anësore, por në të njëjtën kohë janë një pjesë e pandashme e PKK-së”.

Andrew Self, i cili ka kryer punime mbi Turqinë dhe Lindjen e Mesme dhe Jared Ferris, i cili kryen hulumtime mbi çështjen e aktorëve të jashtëm dhe sirianë në një artikull me titull “Njerëzit e vdekur nuk tregojnë gënjeshtra: Përdorimi i të dhënave të të vrarëve në konflikte për të ekspozuar lojën e mbuluar rajonale të PKK-së”, nëpërmjet të dhënave kanë shfaqur lidhjen e PKK-së me PYD-në.

Analistët amerikanë kanë përdorur të dhënat e vdekjeve të më shumë se 2.500 terroristëve të PKK, PJAK ose YPG, për të shqyrtuar marrëdhëniet midis PKK-së dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe se si palët ndërvepronin me kalimin e kohës në nivel organizativ.

Në artikullin e shkruar duke u bazuar kryesisht mbi terroristët e vrarë në konflikte, analiza e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve për PJAK, raporti për YPG-në i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, bisedat me zyrtarë të lartë ushtarakë turq, nga vëzhgimet në terren dhe raportet e gazetarëve dhe hulumtuesve që kanë vajtur në Kandil, janë në cilësinë e dokumenteve për transferimin e terroristëve mes organizatave.

Artikulli, i cili siguron dëshmi se ekziston një marrëdhënie reciproke mbështetëse ndërmjet PKK-së dhe elementeve të saj të lidhur në rajon, gjithashtu hap debatin për vërtetësinë e pretendimeve se të gjitha këto organizata janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

– Derik, para YPG-së, ishte anëtar themelues i PKK-së

“Salih Muslim, i cili në Siri u kthye në prill menjëherë pas fillimit të protestave në Siri në mars të vitit 2011, filloi menjëherë aktivitetet politike dhe ushtarake. Shumë burime pajtohen se PKK ka dërguar një ose dy mijë militantë në Siri për të mbështetur krijimin e YPG-së, krahut të armatosur të PYD-së. Khebat Derik, komandanti themelues i YPG-së, ishte një prej personave midis këtyre militantëve. Ai njihet si një anëtar themelues dhe një komandant i lartë i PKK-së para YPG-së. Megjithëse PYD mohon se militantët e PKK-së janë dërguar në Siri, dy treguesit në të dhënat e vdekjeve në konflikte konfirmojnë se një grup i PKK-së është dërguar në Siri”, thuhet në artikullin ku reagimi nga PKK, PYD dhe PJAK për fillimin e luftës civile në Siri paraqet provën më të fortë se këto organizata qeverisen nga Kandili dhe se nuk ka ndonjë dallim strategjik mes tyre dhe PKK-së.

Ndër të tjera, në artikullin ku thuhet se ashtu sikurse në formimin e PJAK-ut, norma e vdekjeve të sirianëve të HPG-së është pakësuar në 9 për qind në vitin 2011 nga 14 përqind që ka qenë në vitin 2010, duke shënuar uljen më të madhe të dhjetë viteve të fundit, thuhet:

“Në të njëjtën kohë, pasi PJAK bëri thirrje për një armëpushim në frontin e Iranit, përqindja e iranianëve në mesin e humbjeve të HPG-së u rrit me 4 për qind dhe numri i iranianëve të vrarë nga viti 2011 e deri në vitin 2015 arriti pothuajse sa totali i numrit mes viteve 2001-2010. Këto shifra mbështesin pretendimet se PKK ka drëguar në Siri militantë sirianë me qëllim për të formuar kuadrot kryesore të YPG-së. PKK, e cila ndjeu nevojën për terroristë në frontin e Sirisë duke ndjekur shembullin në formimin e PJAK-ut, ka dërguar në Siri për të mbështetur YPG-në njësitë themeluese të përbërë nga sirianët. Ndërkohë, PKK, e cila u përball me presion ushtarak në Turqi, tërhoqi njësitë e saj YRK tek HPG dhe vdekjet i tregoi si të HPG-së. Pavarsisht papërcaktueshmërisë nëse kjo rritje statistikore është në lidhje me pakësimin e sirianëve apo me rritjen e iranianëve, mendohet se në këtë kontekst kanë ndikuar dy faktorët”.

– Bëjnë çdo gjë për të mbuluar lidhjet me PKK-në

Gjithashtu në artikull zbulohet se “stafi i lartë i YPG-së është trajnuar në Kandil, kanë luftuar në Turqi dhe se përbëhet nga terroristë të PKK-së nënshtetas sirianë që madje flasin edhe turqisht. PYD bën të pamundurën për të mbuluar lidhjet me YPG-në dhe PKK-në, dhe arsyeja parësore e kësaj është vazhdimësia e mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare ndaj tyre, ndërsa e dyta, duke përqafuar identitetin sirian, të zgjerojnë bazat e tyre përtej mbështetësve të PKK-së. Për shkak se emri i PKK-së u njollos në vitet 1990, PYD kërkon që ta paraqesë veten si një parti e vërtetë kurde siriane”.

Pasi në artikull bëhet e ditur se PKK në shtator të vitit 2014 ka dërguar nga Kandili 400 militantë për të mbështetur YPG-në kur DEASH-i u drejtua në rajonin Ajn el-Arab, më tej thuhet: “Krahas kësaj, supozohet se pas thirrjes së bërë nga YPG, dhjetëra qytetarë kurdë të Turqisë kaluan kufirin dhe vajtën në Ajn el-Arab. Pavarësisht se PKK dërgoi qindra anëtarë të saj në Ajn el-Arab, HPG në asnjë prej konflikteve të zhvilluara në Ajn el-Arab nuk ka njoftuar humbje. Në vend të kësaj, njoftimet e humbjeve (vdekjeve) janë bërë nga YPG-ja. Për më tepër, PKK, duke deklaruar se para shtatorit nuk kishte dërguar militantë në Siri, vërehet se vdekjet e personave josirianë janë rritur rreth 20 përqind në muajin korrik dhe gusht. Kjo situatë, pavarësisht mohimeve të PYD-së, tregon se militantët me orgjinë josiriane të PKK-së kanë qenë të pranishëm në rajon edhe para rrethimit të Ajn el-Arabit. Ashtu edhe siç vërehet edhe në këtë ngjarje, PKK në mënyrë të vetëdijshme është përpjekur të errësojë lidhjet strukturore me PYD-YPG-në dhe me aktivitetet e saj jashtë Turqisë”.

– Drejtuesit në Kandil dërguan në Siri terroristen e PKK-së

Në artikullin ku vihet theksi se rasti i terroristes Arzu Adıgüzel ka zbuluar ndërhyrjen e PKK-së në Siri dhe përpjekjet e saj për ta fshehur këtë, theksohet:

“Adıgüzel, e cila ndryshe njihej edhe me ermin e koduar Jivan Amed, është një anëtare e YPG-së që ka lindur në Diyarbakır, ku dhe vdekja e saj është njoftuar nga YPG. Sipas njoftimit të YPG-së, Adıgüzel, më 17 shkurt 2011, pra disa muaj para se PYD të formonte njësitë e YPG-së, pas kthimit të saj në Siri thuhet se ajo ka marrë pjesë në njësitë e YPG-së në Diyarbakır, ku edhe media e Diyarbakırit e ka dhënë historinë e Adiguzel bashkë me fotografitë e saj. Në këtë fotografi, Adiguzel vërehet me uniformën dhe simbolin e saj mbi uniformë që i përket HPG-së dhe jo YPG/YPJ, si dhe duke pozuar me posterin e Ocalanit. Skenari më i mundshëm është pjesëmarrja e Adıgüzel në HPG dhe dërgimi i saj nga stafi lider i Kandilit në Siri për të luftuar në radhët e YPG-së në Siri. Në këtë drejtim, pretendimet e PYD-së dhe YPG-së për autonomi nga PKK-ja janë kontradiktore me njëra tjetrën”.

– “Amerika ka bashkëpunuar me një aktor të rrezikshëm”

Në pjesën përfundimtare të artikullit, theksohet se kur shikohet e kaluara, nuk është sekret që PKK të krijojë elemente të lidhura me veten e saj në rajon dhe janë dhënë opinionet dhe gjetjet e mëposhtme:

“Është një çështje e rëndësishme që ka shpëtuar pa u vërejtur që PKK-ja të rikthejë në radhët e HPG-së anëtarët në strukturat e saj në kuadrin e konflikteve me Turqinë. Në këtë kontekst, rritja në numër dhe e aftësive të YPG-së në kohët e fundit, dhe arsyeja se do të forcohet YPG-ja bashkë me PKK-në, e cila është drejtuar në Siri pas presioneve ushtarake të Turqisë, i jep të drejtë shqetësimit që do të sulmojnë përsëri Turqinë. Të dhënat e të vdekurve në konflikt tregojnë ekzistencën e një niveli të lartë të koordinimit ushtarak midis elementeve të armatosur të HPG-së, PJAK-ut dhe YPG-së, të cilat nuk mund të arrihen pa unitet në komandë. PJAK dhe PYD nuk janë vetëm një element i lidhur ose një organizatë anësore, por në të njëjtën kohë janë një pjesë e pandashme e PKK-së.

Amerika në luftën e saj kundër DEASH-it dhe regjimit të Asadit, teksa në një rrugë pa zgjidhje ndodhet në kërkim të një aleati strategjik, ka bashkëpunuar me një aktor të rrezikshëm. SHBA-të, teksa në njërën anë njohin PJAK-un si një organizatë nën kontrollin e PKK-së dhe vendosin sanskione ndaj saj, në anën tjetër sigurojnë mbështetje ushtarake për PYD-në, të cilën e konsideron si organizatë tjetër. Mbetet e paqartë se deri në çfarë mase SHBA-të janë të vetëdijshme për karakterin e vërtetë të PYD-së apo se sa do të pranojnë konfuzionin e shkaktuar nga ndryshimet e emrit. Është e qartë se PKK-ja ka ndërhyrë shumë afër në Siri. Është në vlerësimin e politikëbërësve dhe jashtë përfshirjes së këtij artkulli nëse vendimi strategjik për të bashkëpunuar me PKK-në është apo jo në interes të SHBA-ve. Megjithatë, bashkë me këtë, e vërteta për të cilën SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme është se nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak me PYD-në, ato duhet të jenë të vetëdijshme gjithashtu se po mbështesin një organizatë e cila që prej një kohe të gjatë ndodhet në listën e organizatave terroriste, pra PKK-në”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit