Yildirim: Bota e di se Turqia nuk vepron me logjikë okupuesi

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim deklaroi se e gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi.

E gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi. Kjo shihet në operacionin “Mburoja e Eufratit”. Me operacionin “Mburoja e Eufratit” duke neutralizuar 3.600 anëtarë të DEASH-it ne atë territor e pastruam nga terrori dhe e kemi shndërruar në një territor të paqes dhe qetësisë ku mijëra njerëz sirianë jetojnë sot atje dhe mijëra fëmijë kanë rifilluar shkollimin e tyre”, tha Yildirim.

Ai më tej shtoi se “Për të kuptuar se çfarë dëshirojmë të bëjmë ne në Afrin mjafton që të shikohet territori prej më shumë se 2.000 kilometra katrorë në Munbixh, Jarabulus dhe Azez, territore të operacionit “Mburoja e Eufratit”. Vlerësimet e bëra jashtë kësaj nuk kanë lidhje me të vërtetën”, tha Yıldırım në një konferencë të përbashkët për media të zhvilluar pas takimit mes delegacioneve dhe me kryeministrin e Libanit, Saad Hariri.

Ndër të tjera një gazetar ka rikujtuar “Urojmë që okupimi të mos jetë me themel” deklaratë kjo e bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me operacionin “Dega e Ulirit”, ku Yıldırım bëri të ditur se Afrini është çështje e sigurisë së Turqisë.

Kryeministri turk vuri në dukje se një arsye tjetër e operacionit “Dega e Ullirit” është për t’i dhënë fund persekutimit të organizatave terroriste me të cilin njerëzit po përballen në rajon. Yıldırım thekson se “Nëse në Siri kryhen të gjitha operacionet kundër DEASH-it, edhe ne në Afrin po zhvillojmë një operacion kundër DEASH-it, PKK-së dhe PYD/YPG-së. Nëse Franca e merr si të tillë këtë çështje atëherë edhe veprimet e tyre në Siri duhet të vlerësohen në të njëjtën mënyrë”.

Ai tha se kur vërejmë strukturën demografike në Munbixh shihet se atje 95 për qind e popullatës janë arabë.

“Mbi ata njerëz ndodhet një grup i vogël terrorist që ua ka helmuar jetën atyre. SHBA këtu duhet të shpreh hapur qëndrimin e saj. SHBA duhet të vendos nëse do të ofrojë mbështetje për këtë organizatë terroriste që persekuton këta njerëz apo do të ofrojë kontribut që popullata atje të shpëtojë nga organizata terroriste. Turqia kryen çdo operacion kundër çdo presioni dhe kërcënimi terrorist si nevojë e sigurisë së saj kombëtare, dhe për këtë nuk bëhet fjalë që ajo të marrë leje nga vendet e tjera. Këto veprime mund të vazhdojnë edhe pas kësaj për të mos lejuar formimin e korridorit të terrorizmit për të cilin po bëhen përpjekje për ta fomuar përreth vijës sonë kufitare me Sirinë dhe Irakun”.

Ndër të tjera pasi një gazetar ka rikujtuar sulmet me raketa të ndërmarra në kufirin e Turqisë dhe pretendimet se këto sulme kryhen brenda kufijve, Yıldırım është përgjigjur se “Sulmet me raket brenda Turqisë kundër qytetarëve të saj janë mendime jashtë llogjikës, mendime qesharake”.

“Brenda kufijve të Turqisë ka qetësi 100 për qind për qytetarët brenda kufijive. Gjithashtu nuk lejojmë asnjë aktivitet terrorist. Kjo nuk është tjetër veçse një fushatë e qarqeve të caktuara për mbështetje të organizatave terroriste. Për të gjitha këto bëhen matjet dhe vëzhgimet e nevojshme dhe menjëherë pas sulmit me raketë jepen përgjigjet e nevojshme. Por, fatkeqësisht organizata terroriste përtej kufirit ka formuar pozicione me tunele me mure të trasha. Për këtë forcat tona të sigurisë i përcaktojnë këto kur shkojnë në ato territore dhe bëjnë atë që është e nevojshme”, tha Yildirim.

Sipas tij, që nga ky mëngjes ka arritur në 480 numri i objektivave të shkatërruara, ndërsa numri i terroristëve të neutralizuar është përcaktuar në 712. “Operacioni po vazhdon ashtu siç është parashikuar”, potencoi Yildirim duke shtuar se operacioni vazhdon sipas objektivave dhe do të vazhdojë deri në realizimin e tyre./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit