Ankaraja do të mbrojë të drejtat e turqve qipriotë në Mesdhe

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi sot se Ankaraja është e vendosur që të mbrojë të drejtat e turqve qipriotë në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Së bashku me të drejtat në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje, sipas të drejtës ndërkombëtare, si një vend garantues, Turqia është e vendosur të mbrojë gjithmonë të drejtat e popullit të Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) duke mos lejuar që kjo të kalojë në akt të kryer”.

Deklarata e ministrit Akar erdh një ditë pasi Ministria e Jashtme greke i bëri thirrje Turqisë për të ndaluar aktivitetet e shpimit në Mesdheun Lindor.

Akar i bëri thirrje Greqisë për mirëkuptim të përbashkët dhe bashkëpunim dhe shtoi se burimet e energjisë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor duhet të shërbejnë si urë për paqe, dialog dhe zhvillim të përbashkët.

Ministria e Jashtme turke lëshoi gjithashtu një deklaratë të shtunën, me të cilën hedh poshtë vërejtjet e bëra nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini lidhur me aktivitetet e eksplorimit të hidrokarbureve nga Turqia në Mesdheun Lindor.

“Aktivitetet e lidhura me hidrokarbure të Turqisë në rajonin e Mesdheut Lindor bazohen në të drejtat e saj legjitime që dalin nga e drejta ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë, duke vazhduar:

“Siç kemi theksuar më parë në disa raste, duke pasur vijën më të gjatë bregdetare në rajon, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona brenda pjesës tonë kontinentale, si dhe ato të turqve qipriotë rreth ishullit të Qipros”, tha ministria.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimet e njëanshme të administratës qipriote greke në Mesdheun Lindor, duke thënë se edhe turqit qipriotë gjithashtu kanë të drejta për burimet në këtë zonë.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, pas një grusht shteti grek qipriot i cili u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit, e cila shkaktoi ndërhyrjen e Ankarasë si një fuqi garantuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit