
Me iniciativë të Turqisë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) miratoi vendimin për luftën kundër dhunës dhe terrorizmit të cilat mbështeten dhe keqpërdorin fenë.
Vendimi u propozua nga kryediplomati turk Mevlut Çavusoglu ndërsa Asambleja e Përgjithshme e miratoi njëzëri këtë akt.
Vendimi dënon ashpër sulmin e fundit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re dhe ftohen të gjitha anëtaret e OKB-së që së bashku të angazhohen në parandalimin e sulmeve të tilla.
Çavusoglu pas seancës së AP-së u takua me komisarin e lartë të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, Miguel Angel Moratinos, ku gjatë takimit u potencua domosdoshmëria e luftës globale kundër islamofobisë, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.
Kryediplomati turk në Washington do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Ministrave të Aleancës Veriatlantike (NATO) i cili kremton përvjetorin e tij jubilar të 70-të të themelimit.


