
Bashkimi Europian (BE) nuk do të shndërrohet në një peng i krizës politike Brexit nëpër të cilën po kalon Mbretëria e Bashkuar, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.
“BE nuk mund të mbahet peng në mënyrë që të zgjidhet kriza politike në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Macron në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.
Kanali televiziv France 24, citon Macronin të ketë thënë se refuzimi i marrëveshjes për tërheqje, e cila u bë tre herë në Parlamentin e Britanisë dhe pa një plan alternativ në këtë fazë, “na shpie në një rrugë të daljes së Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje”.
Ai i kërkoi Britanisë së Madhe të prezantojë një plan alternativ dhe të besueshëm, dhe këtë ta bëjë para 10 prillit, kur do të mbahet një samit i jashtëzakonshëm mbi Brexit-in, ndërsa shtoi se sikur të ishte në pozitën e lideshipit britanik, “do të vendoste largimin pa marrëveshje”.
Liderët e vendeve të Bashkimit Europian (BE), Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe May më 10 maj do të takohen në Bruksel ku do të flasin mbi çështjen Brexit.
Sipas marrëveshjes së arritur mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, Brexiti duhej të ndodhte më 29 mars, por është shtyrë për 12 prill.
Në një referendum të mbajtur më 23 qershor të vitit 2016, Britania vendosi të largohet nga Bashkimi Europian.


