Apeli rrëzon kërkesën e grupit parlamentar të PD-së

Mos i humb

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga çështja e bashkimit të statutit të partisë.

Grupi i PD, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, kishte kërkuar shkarkimin me argumentin se gjyqtarja Kacerja mund të paragjykojë këtë çështje, por gjykata e ka rrëzuar, madje i ka vënë grupit të PD-së një gjobë me vlerën 10 mijë lekë. Kjo gjobë është vendosur pasi kërkesa e grupit të PD është vlerësuar jashtë standardeve ligjore nga Apeli i Tiranës.

Në vendimin e Apelit thuhet se, kërkesa e grupit të PD-së është vlerësuar e pabazë pasi nuk ka asnjë provë serioze të paraqitur që do të vinte në dyshim paanësinë e Kacerjas.

Apeli ka vlerësuar se mbi gjyqtaren nuk ka asnjë pretendim për konflikt interesi mbi gjykimin e kësaj çështjeje dhe për këtë arsye është rrëzuar edhe kërkesa e PD-së.

“Qartazi konstatohet se mbi gjyqtaren nuk ka asnjë pretendim për konflikt interesi, duke referuar si shkak  përjashtimi marrjen e një vendimi të ndërmjetëm nga ana e gjykatës së apelit, që sipas kërkuesit  afekton edhe zgjidhjen në themel të çështjes. Në mungesë të një arsye serioze, që do të vinte objektivisht në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore, kërkesa për përjashtimin e saj vlerësohet e pabazë”, thuhet në vendim.

Grupi i PD-së kërkon të regjistrojë bashkë ndryshimet statutore që janë bërë në Kuvendi Kombëtar të 17 korrikut dhe atë të 18 dhjetorit të 2021.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit