Apostolova: Të rinjtë do ta ndryshojnë Kosovën

Mos i humb

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka ndarë rrëfimin e saj personal për vendin e saj Bullgarinë, para të rinjve në Kosovë.

Ajo ka treguar se si ka qenë shteti i saj dikur i mbuluar me një perde të hekurt, por siç tha ajo ishin studentet ata që bënë revolucionin në shtetin e saj andaj ka inkurajuar të rinjtë që mos të dëshpërohen por të fokusohen në një arsimim sa me të mirë për të arritur suksesin.

“Si 14 vjeçare kam qenë në shtetin tim në Bullgari jetoja në një sistem ku nuk kishte liri të fjalës. Fatkeqësisht ka qenë ajo perdja e hekurt. Udhëtonim vetëm në vende të veçanta. Revolucioni në Bullgari u bë nga studentet dhe nxënësit. Ju po e shihni një sistem nga i cili do të keni perfitim.Të ardhme që po e ndërtoni ju sigurojmë që do tu ndihmojmë, ne po fokusohemi në arsim. Ju jeni pjesë e Evropës. Arsimi për ne do jetë prioriteti kryesor. Do ndihmojmë mbizotërimin e sundimit të ligjit. Dëshirojmë të shohim të rinjtë në pozita udhëheqëse. Ju te rinjtë duhet ta ruani mjedisin tuaj, kujdes i veçantë në lumenj dhe në pyje”, ka thënë Apostolova.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit