Apple pritet të prezantojë veçori të reja për pajisjet e saj më të njohura

Mos i humb

Apple do të nisë konferencës e tyre vjetore të zhvilluesve gjatë së hënës, ku do të prezantojë veçoritë e reja të cilat pritet të sjell për pajisjet e saj më të njohura.

Por që gjithashtu Apple (AAPL) pritet që në pika të shkurta të prezantojë një produkt të ri i cili thuhet se ka disa kohë që është në zhvillim.

Në Konferencën Botërore të Prodhuesve e cila fillon të hënën dhe përfundon të premten, Apple pritet që ta prezantojë iOS 16, që thuhet se përfshin disa veçori të përditësuara sikurse ato të njoftimeve, disa veçori të reja të shëndetit dhe për iMessage, përcjell Telegrafi.

Disa thashetheme thonë se mund të ketë veçori edhe tek TV OS, i cili produkt mund të lidhet me smart home, një përmirësim tek Apple Watch OS i cili mund të rregullojë jetëgjatësinë e baterisë, dhe se mund të prezantohet edhe një MacBook Air i ri.

Disa njohës të kësaj industrie gjithashtu shpresojnë se Apple (APPL) mund të ofrojë një “pamje” të hershme të platformës së re e cila pritet të quhet RealityOS.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit