Dita e katërt e zjarreve në Sazan, Greqia dërgon avion për ndërhyrje nga ajri

Mos i humb

Një avion tip Canadair CL 415 u dërgua nga Greqia këtë mëngjes për shuarjen e zjarrit në Sazan, që vazhdon për të katërtën ditë.

Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit vijojnë të jenë aktive. Mbrëmjen e kaluar, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se 14 vatra janë neutralizuar.

Pjesa veriore e zjarrit u shuar, por siç raportoi gazetari Muhamed Veliu, helikopterët tanë që duhet të ndërhynin nga ajri, për momentin nuk janë në Shqipëri.

Me dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar dhe vijojnë të digjen.

Një rrezik evident në ishull janë dhe municionet e mbetura të cilat mund të shpërthejnë nga zjarri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit