Arabi Saudite, një qytetar dënohet me 6 vite burg sepse kritikoi Mbretërinë

Mos i humb

Një gjykatë e Arabisë Saudite ka dënuar një qytetar me gjashtë vjet heqje lirie për shkak të shpërndarjes së komenteve kritike për Mbretërinë në rrjetin social Twitter.

Sipas të përditshmes saudite “Okaz”, qytetari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se u dënua me akuza për “përpjekje për të nxitur opionin publik kundër shtetit” dhe për “sfidimin e vendimeve sovrane”.

Ai poashtu u dënua për “sfidimin e vendimeve gjyqësore” dhe për “shfaqje të mbështetjes për individë të ndaluar për arsye të terrorizmit dhe sigurisë kombëtare”.

Qëllimet e kritikave të të dënuarit në mediat sociale raportohet se përfshinin sistemin “Shura” të Arabisë Saudite dhe luftën e vazhdueshme të Mbretërisë kundër rebelëve shiitë në Jemen.

Përveç dënimit 6-vjeçar, personit të dënuar poashtu i është ndaluar që të përdorë mediat sociale apo internetin edhe gjashtë vjet pas lirimit të tij.

Aktvendimi i sotëm gjyqësor ende mund të kundërshtohet para Gjykatës së Apelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit