Veseli: Shtyrja e seancës së sotme nuk do t’i ndihmojë lëvizjes së lirë të qytetarëve

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli përmes një postimi në facebook tha se takimi dhe biseda me presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker ishte një konfirmim i perspektivës së qartë europiane të Kosovës.

Ai ka thënë se shtyrja e seancës për demarkacionin dhe mos votimi në ditën e vizitës së zyrtarëve më  të lartë të BE-së nuk i ndihmon lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Postimi i Veselit në Facebook:

Takimi dhe biseda me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe zyrtarët tjerë të lartë të BE-së, ishte një konfirmim i perspektivës së qartë evropiane të Kosovës.  BE-ja, me gjithë vështirësitë që ka, po e qartëson pozicionin ndaj Kosovës.  Për fat të keq, një pjesë e përfaqësuesve të popullit, duke u thirrur zëshëm në emër të tij, nuk reflektuan sot për të ratifikuar Marrëveshjen e Shënimit të Kufirit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.  Sot, ne mund të ishim të suksesshëm dhe krenarë. Izolimi dhe dështimi nuk janë opsione që ndihmojnë qytetarët tanë.  Shtyrja e seancës, si kërkesë disaditëshe për konsensus, dhe mosvotimi pikërisht në ditën e vizitës së zyrtarëve më të lartë të BE-së, nuk do t’i ndihmojë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit