Arifi i i kundërpërgjigjet Gjuriçit: Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve

Mos i humb

 

Kryenegociatori kosovar në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, përmes një shkrimi në Facebook i është kundërpërgjigj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke thënë se deklaratat e Serbisë gjithmonë janë kundërshtuese të karakterit të dialogut.

Për më tepër ka shkruar Arifi se deklarata nga Serbia janë çdoherë në kundërshtim të plot me karakterin e dialogut, andaj edhe i quan deklarata malinje.

Sipas tij, Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Arifit:

Deklarata nga Serbia gjithmone jane ne kundershtim te plote me frymen dhe karakterin e dialogut. Serbia vazhdon ta mbaj peng zbatimin e marreveshjes per energji dhe per kete tashme jane ne dijeni te plote te gjithe akteret relevante, perfshire Berlinin zyrtar. Ky senzibilizim nderkombetar sigurisht se nuk i ka pelqyer dhe asnjhere nuk do t’i pelqeje shefit serb te negociatave, andaj deklaratat malinje per te ardhmen e Kosoves nuk jane asgje e re per ne.

Kosova mbetet e perkushtuar qe t’i permbushe te gjitha detyrimet nderkombetare por njëkohësishtë kërkojmë pa asnjë përjashtim përmbushjen e të gjitha obligimeve nga të tjerët. Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit