Armenia sulmon civilët në Azerbajxhan gjatë vizitës në varreza, disa të vdekur

Mos i humb

Armenia përsëri ka shënjestruar civilët në Azerbajxhanin perëndimor duke shkaktuar tre të vdekur dhe tre të plagosur.

Një zyrtar sigurie, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftoi se si pasojë e sulmit janë vrarë tre persona, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Kur ndodhën sulmet armene civilët kishin qenë duke vizituar një varrezë në qytetin perëndimor Terter. 

Luftimet midis dy vendeve për rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi rajonin, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore rreth konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.

Ndërkohë, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar tetë fshatra të tjerë nga pushtimi armen në Malësinë e Karabakut, njoftoi të mërkurën presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rajonet Jabrayil dhe Hadrut, si dhe më shumë se 30 fshatra, u çliruar më parë në operacionet e Azerbajxhanit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit më herët tha se të paktën 43 civilë u vranë dhe 218 u plagosën për shkak të sulmeve armene që filluan në shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit