Arra dhe Rozmarinë për Kujtesë të Fortë

Mos i humb

Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 33 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të...

Rekord historik në SHBA, një javë para zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 70 milionë amerikanë

Teksa ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, amerikanët duken më të përfshirë se kurrë më parë në...

Rritet në 22 numri i viktimave nga shembja e kishës në Gana

Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.

Policia: 26 vjeçarja e zhdukur që u gjetë dje, dyshohet të jetë dhunuar

Një 26 vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur nga data 19 tetor u gjetë dje rreth orës 11:00 në rajonin e...

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.

Vlerat Kurative Për Shëndetin 

Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë

Përgatitja

Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë...

Erdoğan zotohet për unitet në 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Turqia sot shënoi 97-vjetorin e Ditës së Republikës, e cila përkujton themelimin e emrit të kombit dhe shpalljen e statusit të vendit...

Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë kufomat e 30 ushtarëve të vrarë

Hikmet Hajiyev, ndihmësi dhe këshilltari i politikës së jashtme të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ushtria azerbajxhanase i dorëzoi ushtrisë...

Arabi Saudite, arrestohet një person për sulm ndaj Rojës së Konsullatës franceze

Autoritetet saudite njoftuan sot arrestimin e një personi i cili sulmoi me një "mjet të mprehtë" rojen e sigurisë në Konsullatën Franceze...