Arrat braziliane janë me plot minerale, vitamina, proteina, yndyra, karbohidrate dhe fibra, andaj konsiderohen si ushqim i dobishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të selenit.
Këto janë arsyet pse duhet përfshirë këtë ushqim në menynë tuaj:
Përmirëson shëndetin e zemrës
Arra braziliane posedon sasi të lartë të yndyrave të pangopura, të cilat janë të ndërlidhura me mbajtjen e balancës ndërmjet kolesterinës së keqe dhe asaj të mirë në organizëm dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës, duke eliminuar acidet e rrezikshme nga trupi dhe sistemi kardiovaskular, transmeton KosovaPress.
Ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe problemeve me aknet
Niveli i lartë i zinkut në këtë ushqim mbron lëkurën nga aknet. Vaji i arrave braziliane po ashtu është e pasur me vitamina dhe antioksidues, të cilët ndihmojnë lëkurën. Seleni i jep lëkurës shkëlqim dhe përmirëson elasticitetin e tij, me çka parandalohet plakja e parakohshme.
Ndihmon në humbjen e kilogramëve Materiet ushqyese si fibrat, proteinat dhe karbohidratet e bëjnë arrën braziliane ushqim kualitativ. Megjithatë, rreth 30 gramë arrë braziliane përmban rreth 200 kalori, dhe këshillohet të limitoni marrjen e saj. Konsumimi i moderuar mund të ndihmojë për dobësim.
Ndihmon sistemin e tretjes
Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit në sistemin e tretjes dhe nxjerrë sa më shumë lëndë ushqyese që është e mundur. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e ulcerave të stomakut, fryrje, dhimbje dhe kushte serioze si kanceri i zorrës së trashë.
Ndihmon punën e sistemit imunologjik
Vitamina C lidhet me selenin dhe zinkun për të stimuluar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, në mënyrë që organizmi të neutralizojë radikalët e lirë. Kjo ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë edhe kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Nuk rekomandohet konsumimi i më shumë se dy arrave braziliane në ditë./Kosova Post/