Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit, njoftuan sot mediat lokale (AA).

Duke cituar Ministrinë e Jashtme të Arabisë Saudite, uebfaqja “Arab News” raportoi se pezullimi vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në Madine.

Umreja, ose pelegrinazhi më i vogël, mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, ka ngritur alarm global, me Kinën, vatrën e sëmundjes, duke raportuar mbi 2.700 vdekje ndërsa ekspertët e shëndetit po luftojnë për të gjetur vaksinën kundër virusit.

Jashtë Kinës, virusi është përhapur në mbi 30 vende, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit