Arrestimet për inceneratorët, reagon Basha: Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Ramës

Mos i humb

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK dhe ekzekutimin e masave nga policia.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha thekson se arrestimet e sotme janë rezultat i punës së PD-së në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Mes të tjerash ai thekson se asnjë shqiptar se beson se kjo aferë është bërë pa dijeninë e kryeministrit Rama.

REAGIMI I BASHËS
Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit