Në kuadër të këtyre aksioneve, në Krujë është finalizuar operacioni i koduar “Kroi i Madh”, ku është zbuluar një parcelë më bimë kanabisit, ndërsa në pranga kanë rënë babë e bir, respektivisht 53 dhe 19 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.

Specialisët për Hetimin e Krimeve më Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kroi i Madh.

Në kuadër të operacioni policor të koduar “Kroi i Madh” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.