Arrestohet kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati

Mos i humb

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka treguar se është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati.

Arrestimi ndodhi gjatë bastisjes së sotme që po bënë EULEXI tek zyrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj thotë të jetë kontaktuar nga Gucati e që i ka treguar se është arrestuar.

“Zoti Gucati më thirri më tha hajde se më kanë arrestuar e po më dërgojnë për në Hagë, por ende nuk u kry procedurat për arrestimit kështu janë duke më pritur edhe mua se edhe unë duhet të jem aty.

Unë jam në Deçan, e tash jam nis me ardh në Prishtinë e të shkojmë çka po ndodh”, tha Haradinaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit