Arrestohet në Kosovë burri i ish-ministres Besa Shahini, ja arsyeja

Mos i humb

Gjatë një proteste para Policisë së Kosovës është arrestuar kryetari i PSD, Dardan Molliqaj i cili është burri i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit.

Mediat kosovare raportojnë se Molliqaj po protestonte bashkë me simpatizantë të PSD për shkak të qasjes që ka Policia e Kosovës ndaj partive politike për masat anti-covid.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime’’, ishte motoja e simpatizantëve të partisë së Molliqajt, 13 prej të cilëve tashmë janë arrestuar së bashku me kryetarin.

Kjo nuk është hera e parë që Molliqaj arrestohet, pasi në 2019 ra në prangat e Policisë pasi kishte protestuar në 2015 për lirimin e Albin Kurtit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit