“Arritja e konsensusit politik në Siri është një proces shumë i detajuar”

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në lidhje me Kongresin e Dialogut Kombëtar që do të zhvillohet në Soçi tha se arritja e konsensusit politik në Siri është një proces shumë i detajuar.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov ka bërë të ditur se aktivitetet për Kongresin e Dialogut Kombëtar janë shumë komplekse dhe një proces i vështirë.

“Arritja e konsensusit politik në Siri është një proces shumë i detajuar. Për këtë arsye nuk është e drejtë të pritet që zgjidhja politike në Siri të finalizohet në Kongresin e Dialogut Kombëtar”, është shprehur Peskov, duke theksuar se hapat e hedhur për zhvillimin e kongresit janë një përparim konkret drejt arritjes së konsensusit në Siri.

Ministria e Jashtme e Rusisë kishte njoftuar se për Kongresin e Dialogut Kombëtar i cili pritet të mbahet në Soçi më 30 janar u janë dërguar ftesa afërsisht 1.600 mijë personave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit