Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se ligji për financim të partive politike ka nevojë për shqyrtim. E ndalur tek financimi i rus për PD, ajo theksoi se kushdo që e ka gëlltitur çorbën e prishur, ka për të vjellë gjithë jetën.

“Është bërë emergjente ngritja e barrierave për mosdepërtimin e financimeve ruse që cënojnë sigurinë e Shqipërisë, aq më shumë në situatën ku gjendemi. mendoj që kjo është ajo që kemi ngritur me kohë.

Ka më shumë se 6  vite që flas për influencën ruse në vend.

Por më mirë vonë se kurrë. ka ardhur koha që dy paritë e tjera të marrin eksperiencën e LSI apo Partisë së Lirisë sot, që të gjithë donatorët t’i kenë me emër dhe mbiemër donatorët. Ligji për financimin e partive politike ka nevojë për rishikim.

Duke e bërë burokratike stimulohen më shumë paratë e pista. përgëzoj takimin me Kim dhe bashkëpunimi i gjithë partive të vijojë edhe më tutje.

Ka një proces që do vazhdojë të hetohet dhe do hetohet edhe jashtë Shqipërisë. Kush e ka gëlltitur lugën e çorbë së prishur ka për të vjedhur gjithë jetën”, tha ajo.