Asociacioni komplikon vazhdimin e dialogut

Mos i humb

Droga i bën subjekte të OFL, iu dërgohen formularët 4 të dënuarve nga Përmeti e Gjirokastra: Deklaroni burimet e pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratohet me 5 vota pro rregullorja per mbledhjet

Është mbledhur sot në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë mbledhje, u shqyrtua rregullorja për mbledhjet e Komisionit...

Fier, arrestohet pas 12 vitesh 47 vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Fierit kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet...

Rama nuk tërhiqet: Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim. Askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak...

Maxhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye...

Bashkimi Evropian po vazhdon përpjekjet për të siguruar zhvillimin e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 28 shtator, siç ishte paralajmëruar kur ata dy ishin takuar në Bruksel para dy javësh. Por duket se këto përpjekje kanë hasur në pengesa serioze dhe tash zhvillimi i këtij takimi, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, nuk është ende i sigurt.

Serbia, siç kishte paralajmëruar edhe shefi i delegacionit të saj në takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel, po kushtëzon pjesëmarrjen në dialog me shprehjen e gatishmërisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Madje Gjuriqi kishte përmendur edhe “besën e shqiptarëve” duke bërë thirrje që, sipas tij, “Prishtina ta mbajë fjalën” dhe të kryejë obligimet për krijimin e kësaj që Serbia e quan “Bashkësi të komunave serbe”, shkruan të enjten KOHA Ditore.

Por kur në Kosovë kishin nisur shkëmbimet e akuzave mes politikanëve rreth hapjes së kësaj teme përsëri në dialog, pala kosovare ishte tërhequr dhe nuk kishte pranuar që në takimin e fundit të diskutohej për këtë temë. BE-ja kësaj radhe i kishte dalë në ndihmë Kosovës duke e konfirmuar se kjo temë është shtyrë për “ditët në vijim”, ndërsa në takimin e fundit të delegacioneve të udhëhequra nga Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq ishte diskutuar për temën e “pretendimeve financiare dhe pronësore të palëve”.

Edhe Skënder Hyseni kishte konfirmuar se delegacioni i Serbisë “kishte tentuar ta hapte temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por delegacioni i Kosovës kishte refuzuar këtë”.

Në BE vazhdojnë të kenë qëndrimin se marrëveshjet nga dialogu të arritura më herët duhet të zbatohen dhe se Kosova, e cila ka marrë përsipër krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe duhet të vijë me propozime për këtë.

Pasi Kosova nuk ka pranuar të diskutohet për këtë temë është vënë në pikëpyetje edhe zhvillimi i takimit të radhës në nivelin e lartë, atë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Nëse shtyhet ky takim do të jetë një goditje edhe për lehtësuesit e BE-së, të cilët deri tash synonin një dialog më dinamik, i cili do të përshpejtonte arritjen e marrëveshjes finale. Sipas kësaj ideje, takimet në nivel të lartë do të zhvilloheshin çdo tri javë, ndërsa atij në nivel të ekspertëve një herë në javë.

Skënder Hyseni, koordinator i Kosovës për dialog, refuzon ta quajë këtë proces si “teknik” dhe insiston se ai është politik dhe ka për qëllim vetëm marrëveshjen finale, e cila do të nënkuptonte edhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë si dy shtete të pavarura. Hyseni kishte thënë se edhe diskutimet rreth kontesteve pronësore po diskutohen sipas modelit të suksesionit e këtë e bëjnë shtetet sovrane.

“Nuk mund të diskutohen vetëm temat që i do njëra palë, por duhet të flitet edhe për ato që i propozon pala tjetër. Në fund palët merren vesh për temat, e dy liderët ishin marrë vesh që të diskutohet edhe për aranzhimet për komunitetet joshumicë”, thonë burimet nga BE-ja.

Tentimet e BE-së që tash të krijohet përshtypja se nuk ka pasur asnjëherë vendim të prerë që takimi i radhës i liderëve në kuadër të dialogut të zhvillohet më 28 shtator demantohet nga vetë një postim i Miroslav Lajçakut, të dërguarit të posaçëm për dialog, i cili e kishte përmendur këtë datë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...

Mbi 1,78 milion të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë.

SHBA shet 1,1 milion fuçi naftë iraniane pas konfiskimit

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se Washingtoni shiti rreth 1,1 milion fuçi naftë iraniane nga katër anije që drejtoheshin për në...

OSBE: Armenia dhe Azerbajxhani dakordohen të mos shënjestrojnë civilët

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të premten në Gjenevë të mos shënjestrojnë civilët në konfliktin në Malësinë e Karabakut, sipas grupit të...

Ribashkimi romantik i çiftit të 90-vjeçarëve pas 8 muajsh të ndarë prej Covid-19

Një çift 90-vjeçarësh, të cilët kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që prej muajit Shkurt u ritakuan në një mbrëmje romantike për të festuar...