Shpërthim në një minierë në Kinë, të paktën 5 të vdekur

Mos i humb

 

 

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë të qymyrit në Kinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Xihnua shpërthimi ka ndodhur në orët e mbrëmjes në pusin e minierës në Shaodong të provincës Henan në pjesën qendrore të vendit, e cila i përket kompanisë Hunan Baodian Qunli Mining Co.

Sipas vlerësimeve të para në aksidentin që ndodhi për shkak të shpërthimit të gazit metan, të paktën 5 persona humbën jetën.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes ndërkaq kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit