Atentati në Vlorë/ “Shënjestra” i sapokthyer nga Holanda, përdorte tre emra

Mos i humb

VLORË– Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me atentatin në Vlorë, ku mbeti i plagosur me plumb në dorë Diego Hajnaj.

Burime bëjnë me dije se ai përdorte edhe emrat Teki Haxhiraj, Teki Hanaj dhe Diego Hanaj.

Makina tip “Audi” e autorëve që u gjet e djegur në fshatin Trevllazër kishte kaluar edhe herë të tjera në lagjen e Hanajt dhe e kishte mbajtur nën vëzhgim objektivin.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor ai është shprehur se nuk i njohu autorët dhe se nuk ka konflikt me askënd. Dëshmia e tij nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari ku disa persona hapën zjarr teksa po udhëtonin me një automjet. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit