Skandali me publikimin e pagave, arrestohen 2 persona

Mos i humb

TIRANE– Dy persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve. Të ndaluarit janë dy specialistë IT, të cilët akuzohen për “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”

Arrestimi i tyre është bërë nga policia me kërkesë të prokurorisë së Tiranës e cila prej të paktën dy javësh ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje.

Nga hetimi ka rezultuar se këta dy persona të dyshuar janë ata që kanë nxjerr databazën, megjithatë ende asnje emër apo inicial nuk është publikuar për dy të arrestuarit.

Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve për muajin janar 2021 qarkulluan lirisht përmes aplikacionit Ëhatsapp ndërsa më pas u publikua edhe databaza me pagat e muajit prill.

Skandali u thellua edhe më tej me publikimim e targave të makinave.

Perveç dy te arrestuarve, mesohet se Prokuroria la leshguar edhe te tjera urdher-arreste qe priten te ekzekutohen shume shpejt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit