Atentati te “Don Bosko”/ Sekuestrohen 100 kamera sigurie, policia kontroll në servise e varreza

Mos i humb

TIRANE– Policia është vënë në punë për zbardhjen e atentatit në “Don Bosko”, ku humbi jetën Erion Çela 35-vjeç dhe ku u plagosën 4 të tjerë, mës tyre vëllai dhe daja i viktimës.

Policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie të cilat pritet të hedhin dritë mbi itinerarin se nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.

Hetuesit kanë dyshime të forta se objektivi i këtij atentati ka qenë pikërisht daja i viktimës.

Burime po ashtu bëjnë me dije se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit