Kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në dy orë pritje

Mos i humb

Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë.

Raportohet se edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit