Atentati te “Don Bosko”, viktima ishte në kafe me gruan para ngjarjes

Mos i humb

TIRANA- Tirana do të tronditej pasditen e djeshme pas një atentati, ku 1 person humbi jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e “Don Boskos”. Menaxheri i lokalit ka folur për mediat

Dhe ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorten.

Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë. Po ashtu ai ka thënë se 19-vjeçari i plagosur nuk është kamarier por ishte klient në një tavolinë tjetër.

U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër’, ka treguar menaxheri i lokalit.

Sipas menaxherit, nga stafi i lokalit nuk u dëmtua asnjë person. Menaxheri tregon se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa thekson se viktima dhe të plagosurit nuk kanë patur asnjëherë probleme në lokalin të cilin e frekuentonin shpesh.

Nga të shtënat me armë humbi jetën Erion Çela dhe mbetën të plagosur vëllai i tij Blerim Çela, daja i tyre Edmond Crroj, Arben Dani dhe 19-vjeçari Azbi Selimaj.

Sipas grupit hetimor, dyshohet që objektiv i sulmit me armë të ketë qenë Edmond Crroj, daja i dy vëllezërve Çela, viktimës Erion dhe të plagosurit Blerim.

Hetuesit dyshojnë se autorët e kanë ndjekur prej kohësh Edmond Crrojn dhe kanë pritur momentin e duhur për ta sulmuar me armë kur të ndodhej së bashku me dy nipërit e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit