Austria shtrëngon masat për hyrjet në vend

Mos i humb

Austria po shtrëngon rregullat e saj për hyrjet në vend për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit Omicron.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në një njoftim të dytë do të lejohen të hyjnë në vend vetëm personat me dëshmi të vlefshme të vaksinimit ku përfshihen të treja dozat ose që janë shëruar nga Covid-19.

Personat që nuk e kanë kryer dozen e tretë përforcuese duhet të paraqesin një test negativ (PCR) ose të karantinohen menjëherë pas mbërritjes në vend.

“Rregullorja e re do të hyjë në fuqi të hënën”, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Karantina në shtëpi do të ndërpritet vetëm pas kryerjes së testit PCR, i cili duhet të rezultojë negativ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit