Austriakët mund të hynë në Slloveni, por jo edhe sllovenët në Austri

Mos i humb

Kjo do të thotë që austriakët do të mund të hynë përsëri në Slloveni pa ndonjë kërkesë për kufizime apo për të hyrë në karantinë. Një pushim veror në Adriatikun kroat do të bëhet gjithashtu i mundshëm. Përjashtim do të bëjnë njerëzit me simptoma të koronavirusit. Në anën tjetër, duhet pasur kujdes se hyrja nga Sllovenia në Austri mbetet e kufizuar. Pas kalimit të kufirit, ju duhet të tregoni vërtetim që keni bërë testin e koronavirusit ose ndryshe duhet të shkoni në vet izolim, shkruan krone.at, transmeton Albinfo Austria.

Fletë informacioni në vend të karantinës në shtëpi

Deri më tani, të gjithë udhëtarët nga vendet e BE-së në Slloveni i janë nënshtruar një karantine shtëpie për shtatë ditë. Në të ardhmen, ata do të marrin vetëm një fletë informacioni me masa mbrojtëse ndaj koronavirusit. Një kërkesë tjetër për hyrje është që ju nuk keni qenë jashtë BE-së në 14 ditët e kaluara. Ata që kanë simptoma të koronës pas hyrjes do të iu refuzohet hyrja. Shtetasit e vendeve të treta u lejohet hyrja në vend, por zbatohet një kërkesë për 14 ditë vetizolim në shtëpi.

Lehtësim i mëtejshëm

Në Austri, kufizimet e hyrjes nga vendet fqinje ende zbatohen deri në fund të majit. Ato ofrojnë karantina në shtëpi pas hyrjes. Që nga e premtja, megjithatë, lehtësimi ka qenë në fuqi në kufijtë me Gjermaninë, ku kryhen vetëm kontrolle të rastësishme. Nga 15 qershori, kufizimet për Gjermaninë dhe Zvicrën do të hiqen plotësisht. Austria kishte premtuar hapa të ngjashëm me të gjitha vendet e tjera fqinje, përveç Italisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit