Automatik, municion luftarak dhe drogë në “BMW”, arrestohet 27-vjeçari në Kavajë

Mos i humb

Policia e Kavajës po kryen kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, si dhe duke arrestuar në flagrancë poseduesin, të riun Françesko Moçi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike me vete, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit