Autori qëlloi me kallashnikov në drejtim të kryetarit të komunës së Haraçinës

Mos i humb

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, po kryente një inspektim të rrugëve mesditën e së hënës, kur ndaj tyre u lëshua breshëri plumbash.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:25, në hyrje të kësaj komune. Nga të shtënat mbetën të plagosur 2 persona, djali 21-vjeçar i shoferit të Ibraimit dhe një punonjës 39-vjeçar i komunës

Ridvan Ibraimi

Ministri i Brenshëm i RMV, konfirmoi se objektiv i këtij atentati kishte qenë pikërisht kryetari i komunës, Ridvan Ibraimi.

“Cak i sulmit të armatosur sot në Haraçinë ka qenë kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur djali i shoferit të tij, i cili momentalisht i është nënshkruar ndërhyrjes kirurgjike në kompleksin klinik ‘Nënë Tereza’. Ndërkohë që 39-vjeçari E.S., i plagosur në kraharor, po kurohet në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup”, tha Pançe Toshkovski.

Në foto të plagosurit
Në foto të plagosurit

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se autori ndaloi makinën dhe hapi zjarr në drejtim të Ibraimit dhe bashkëpunëtorëve të tij me kallashinok. Vetë kryetari i komunës nuk pësoi dëmtime

Sipas mediave vendase, Ibraimi është kërcënuar disa herë me jetë në të shkuarën, madje vitin e kaluar kishte mbyllur për disa ditë me radhe dyert e komunës për shkaqe sigurie.

Sa i takon ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, pavarësisht kërkimeve, autori i dyshuar vijon të jetë në arrati.

Ai dyshohet se është person me precendentë të mëparshëm penalë. Shkaqet e këtij atentati momentalisht nuk dihen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit