Avdyli: Jam neutral ndaj Qunit e Selmanajt

Mos i humb

Kryetari në largim i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se nuk e përkrahë as Driton Selmanajn dhe as Anton Qunin në garën për udhëheqës të Degës së LDK-së në Qytetin e Vjetër.

Avdyli ka reaguar pas publikimit të disa fotove të 19 vjetorit të LDK-së në Prizren ku ai bashkë me Vjosa Osmanin e Armend Zemajn ishin dalë me Anton Qunin, kandidatin për Kryetar të Degës.

Unë si kryetar në shkuarje i degës, do punoj për një proces fer, atmosfere relaksuese, pa imponime e improvizime , për perafrimin e njerzve më të mirë të lagjeve e fshatrave, deri te zgjedhja e kryetarit pa anuar për asnjë kandidat por si garantues te kushteve për garë të barabartë për secilin të interesuar , dhe jo vetëm të dy deputetëve por secilit aktivistë me ambicie”, ka shkruar Avdyli, në një reagim në FB.

Këtë ia kam borxh LDK-së por edhe Kosovës ,sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë që e nxjerr nga bataku i keqqeverisjes së një klase politike në ikje”, ka shtuar ai.

Në tubimin e LDK-së në Prizren s’ka marrë pjesë Driton Selmanaj, i cili, po ashtu, ka shpall kandidaturën për kandidat për shef të degës së LDK-së.

Deputeti Haxhi Avdyli ka treguar se Selmanaj ka udhëtuar për në Austri.

“Në të njëjtën kohë deputeti Driton Selmanaj që nga java e kaluar e ka të aranzhuar një vizitë shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë..”, ka shtuar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit