Presidenti irakian: “Gati të jap dorëheqjen nëse presionet vazhdojnë”

Mos i humb

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit thuhet se Salih i ka dërguar Parlamentit shkresën ku shkruan se nuk do të autorizojë kandidatin e koalicionit “al-Bina”, Esad al-Idani për formimin e qeverisë së re.

Në këtë shkresë Presidenti Salih thekson se ka marrë informacione kontradiktore në lidhje me koalicionin më të madh në parlament dhe duke iu referuar presioneve politike që i bëhen atij shton se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit në qoftë se këto presione do të vazhdojnë.

Sot, një grup i aktivistëve kundërshtuan kandidatin për kryeministër Esad al-Eidani, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për vrasjen e protestuesve në Basra, ku ai është guvernator.

Ministri në largim i Arsimit, Qusay al-Suhail, dje refuzoi emërimin e tij për kryeministër të ri të Irakut.

Që nga fillimi i muajit tetor, Iraku është tronditur nga protestat masive me anë të të cilave irakianët shprehin revoltën kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Protestat detyruan kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqje.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 496 persona janë vrarë dhe 17 mijë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit