Avionët turq neutralizojnë 14 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

Avionët luftarakë të ushtrisë së Turqisë kanë neutralizuar 14 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, tha një zyrtar i Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Në një operacion ajror në rajonin Zap të dielën, forcat turke neutralizuan terroristët të cilët ishin fshehur në një shpellë, tha koloneli Tamer Zincir për gazetarët në Ankara.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit