Avokati flet për gjendjen shëndetësore të Adriatik Llallës: Vuan nga një sëmundje e rëndë, ndodhet në regjim spitalor në Shqipëri

Mos i humb

Avokati Sokol Hazizaj është prononcuar për mediat jashtë dyerve të GJKKO. Ai ka raportuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sipas të cilit vuan nga një sëmundje e rëndë.

Hazizaj thotë se Llalla ndodhet në regjim spitalor në Shqipëri.

Sa i përket çështjes, avokati theksoi se pret një reflektim nga Gjykata e Apelit pasi Shkalla e Parë nuk pranoi provat e tyre dhe vazhdimin në themel të çështjes.

“Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Është në regjim spitalor.

Në Shqipëri është.

Çfarë vendimi? Pret ë Gjykata e Apelit të reflektojë mbi gabimet e tmerrshme të Gjykatës së Shkallës së Parë, sa i përket mënyrës mospranuese refraktare ndaj provave tona dhe vazhdimit në themel të çështjes.

Jemi para një rasti suis-generis, nuk pranohet deklarimi dhe konsiderohet si mosdeklarim.”- tha Hazizaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit