Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë kufomat e ushtarëve

Mos i humb

Azerbajxhani dhe Armenia kanë realizuar shkëmbimin reciprok të kufomave të ushtarëve që kanë humbur jetën në konfliktet përreth qytetit Shusha, transmeton  (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se trupat e ushtarëve armenë të mbetur në zonën e luftimeve u rikthyen nëpërmjet ushtarëve rusë që janë me detyrë në Malësinë e Karabakut.

Më tej, njoftohet se Azerbajxhanit iu rikthyen kufomat e 6 ushtarëve dëshmorë.

Në marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte theksuar se palët do të shkëmbenin trupat dhe pengjet.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut.

Marrëveshja e fundit e 10 nëntorit synon një zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit pothuajse tre-dekadësh.

Sipas marrëveshjes, është paraparë një armëpushim i plotë dhe përfundim i luftimeve që zgjatën më shumë se 6 javë. Gjatë kësaj periudhe, Azerbajxhani çliroi pothuajse 300 vendbanime të okupuara, përfshirë qytetin strategjik Shusha.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit