Balla në Prrenjas: Demokratët s’duhet të harrojnë që çdo votë për Lulzim Bashën të jep në ofertë edhe Ilir Metën e Monikën

Mos i humb

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan vijimin e punimeve në Prrenjas teksa insistuan në cilësinë e tyre.

Nisur nga eksperienca e mëparshme, numri dy i PS, Balla tha se investimet dhe paratë e dhëna nga qeveria janë shpërdoruar në Prrenjas, në investime pa cilësi të cilat nuk rezistuan as dy vite.

“Ky investim në Bashkinë Prrenjas nuk ishte bërë që nga krijimi i këtij qyteti. Pas investimit në rrjetin e ujësjellësit, ishte i domosdoshëm edhe investimi në rrugët e qytetit.

Siç e shihni cilësia e punimeve është shumë e mirë dhe gjykatësi i punës tonë janë njerëzit. Njerëzit dinë të bëjnë ndryshimin mes atyre që punojnë dhe atyre që flenë gjumë, apo më keq akoma atyre që grabisin. Këta të fundit kur marrin një post janë gati në çdo moment të grabisin.

Demokratët nuk duhet të harrojnë që çdo votë për Lulzim Bashën të jep në ofertë edhe Ilir Metën e Monikën.

Prrenjasi deri para një viti drejtohej nga modeli më i keq i LSI-së dhe pavarësisht se qeveria kishte dhënë investime, cilësia e tyre linte për të dëshiruar.

Bashkia Prrenjas ka bërë kallëzime penale për abuzimet që janë bërë dhe i bëj thirrje prokurorirë të mos flejë mbi dosje”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebahkiaku Belba në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, e cila sipas tij nuk i ka munguar Prrenjasit në asnjë kohë.
Sipas Belbës, i vetmi ndryshim është që tashmë këto investime do të shkojnë drejtpërdrejt për qytetarët. Edhe pse pandemia vijon të dobësojë buxhetin, Belba tha se shërbimet ndaj qyterarëve nuk do të mungojnë dhe as masat e domosdoshme anti COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit