B92: Natë dramatike në Beograd, të gjitha organet serbe në gjendje gatishmërie

Mos i humb

Natë dramatike në Beograd pas vendimit të Prishtinës për ngritjen e taksës qind për qind për produktet nga Serbia (Beogradi Republikën e vet e quan Serbia qendrore, me pretendimin se pjesë e saj është edhe Kosova, – v.j) dhe Bosnja e Hercegovina.

Serbia ka mbajtur edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Sipas raportimeve të medieve serbe, më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq zhvilloi një bisedë me ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe të SHBA-së si dhe aleatët e saj nga Quinti.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të ndërmerr kurrfarë kundërmasash, meqë, si një partner i besueshëm që është, nuk dëshiron të shkelë as Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, as marrëveshjen e CEFTA-s.

Vuçiq pret se para së gjithash vendet e Bashkimit Europian do t’ia bëjnë me dije Prishtinës se janë të papranueshme veprimet e njëanshme, të cilat rrezikojnë përshkallëzimin e konflikteve dhe kërcënojnë paqen në rajon, shkruan B92,transmeton Koha.net.Të gjitha organet serbe janë në gjendje gatishmërie për të reaguar, siç citohet të ketë thënë ai, ndaj veprimeve të pamatura të autoriteteve të Prishtinës. Presidenti i Serbisë ka përsëritur se kompromisi dhe dialogu edhe më tutje janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemit të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit